Lufta e krimit

Në Dubai nis trajnimi i policëve me motoçikleta fluturuese (VIDEO/FOTO)

Policët në Dubai kanë nisur të trajnohen me motoçikleta fluturuese për të luftuar krimin.

Policia besoj se S3 2019, e projektuar nga një firmë në Kaliforni, do ti ndihmojë që të reagojnë me shpejtësi në terrene të vështira për t’iu përgjigjur rasteve emergjente.

Në një video të publikuar shihet një zyrtar policie ndërsa mëson sesi të drejtojë një motoçikletë fluturuese me katër helika në një fushë futbolli në Dubai.

Motoçikleta do të futet në veprim në vitin 2020 me dy ekipe që po mësojnë tashmë sesi ti pilotojnë ato, njoftoi CNN.