Në Drenoc të Deçanit, ju dha lamtumira e fundit pasdite sot, të riut, Rrustem (Asllan) Alaj nga Drenoci i Deçanit i cili ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare, si pasojë e një aksidenti të trafikut në Zvicër.

Qindra qytetarë, banorë të fshatit dhe zonave përreth si dhe bashkëatdhetarë morën pjesë në ceremoninë mortore.

Familja e të ndjerit ka njoftuar se tre ditë për ngushëllime, që nga dita e nesërme, (e enjte), do të organizojë pritje po në Drenoc sipas traditës shqiptare.