Ambasada e ShBA-ve

Në ditën e të dashuruarve, Ambasada e ShBA-ve u bën thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, kujdesuni për familjet tuaja

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një thirrje të veçantë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ambasada në ditën e të dashuruarve u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen.

Ambasada amerikane në Prishtinë kërkoi nga qytetarët që të tregojnë se janë të kujdesshëm ndaj familjeve të tyre, transmeton lajmi.net.

“Javën e kaluar SHBA-të dhuruan edhe mbi 500 mijë vaksina për të mbrojtur kosovarët. Tani ka mënyra të reja, të përshtatshme për të marrë vaksinën tuaj. Këtë festë të Shën Valentinit, tregojuni familjes tuaj se jeni të kujdesshëm duke iu drejtuar klinikës mobile në sheshin Zahir Pajaziti. Kjo mënyrë e re e përshtatshme dhe e lehtë për të marrë vaksinën është falë USAID-it në Kosovë, Programit të Unicef-it në Kosovë në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Duhet përkujtuar që gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar edhe 602 raste të reja me koronavirus ndërsa janë mbi 12 mijë raste aktive në gjithë vendin.