Në ditën e Bajramit u gjobitën 15 lokale të gastronomisë në Prishtinë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbatimit të masave anti-COVID-19 në festen e Fitër Bajramit.

Zëdhënësi i AUVK-së, Lamir Thaçi tha për IndeksOnline se mbrëmë janë gjobitur 15 lokale të gastronomisë.

“Mbrëmë në Regjionin e Prishtinës janë shqiptuar 15 gjoba për lokale të gastronomisë, një numër i tyre në pamundësi për krijim të kushteve për ruajtje të distancës, të njëjtat janë zbrazur para përfundimit të orarit të punës” tha ai.

Organizimet festive me grumbullim të njerëzve janë te ndaluara në të gjithë botën për shkak të pandemisë COVID-19.