Kylie Jenner e ka befasuar bashkëshortin e saj me rastin e ditëlindjes.

Kylie Jenner e ka rregulluar çdo kënd të shtëpisë për ta befasuar bashkëshortin e saj, reperin, Travis Scott me rastin e ditëlindjes.

Mirë ajo çfarë ka marrë vëmendjen ishte urimi që Kylie ia ka bërë atij publikisht, duke ia kërkuar edhe një fëmijë.

“Duke të të parë ty të përmirësohesh në rolin tënd si partner, mik, djalë dhe baba, ka qenë për mua një ndjesi e mrekullueshme. Shoku im i ngushtë në jetë dhe bashkëshorti im, të dyja në një. Të dua dhe jam shumë krenare për ty. Gëzuar, gëzuar ditëlindjen. Le ta bëjmë edhe një fëmijë tjetër”, ishte urimi i zeshkanes seksi për bashkëshortin e saj.