Në dhjetor lansohet vetura e parë që vozitë vetë

Brenda vetëm disa javësh, njerëzimi mund ta ketë vozitjen e parë me pagesë në kohën e veturave pa shofer.

Waymo, degë sekrete e kompanisë mëmë të Google – Alphabet Inc. – po planifikon ta lansojë veturën e parë në botë pa shofer në fillim të dhjetorit, sipas një burimi të Bloomberg. Vetura do të operojë nën një markë të re dhe do të garojë direkt me Uber dhe Lyft.

Waymo po e mban sekret emrin e ri deri në publikimin zyrtar, tha burimi.

“Waymo ka qenë duke punuar në teknologjinë që vozit vetë për rreth një dekadë, me sigurinë në bërthamën e çdo gjëje që bëjmë,” tha kompania në një email.

Është një kohë shumë e rëndësishme për veturat që vozisin vetë, por nuk do të jetë saktësisht moment “i rrokullisjes”. Waymo nuk ka në plan ndonjë ngjarje të madhe për media dhe shërbimi nuk do të dalë menjëherë në app store, sipas burimit. Në vend të kësaj, gjërat do të fillojnë me hapa të vegjël – mbase dhjetra apo qindra vozitës të autorizuar në periferitë e Phoenix-it me mbulim prej rreth 100 metra katror.

Vala e parë e konsumatorëve me gjasë do të dalë nga programi i Waymos “Early Rider Program” – grup testimi me 400 familje vullnetare që janë duke vozitur Waymo-s për më shumë se një vit. Konsumatorët që kalojnë në shërbimin e ri nuk do të jenë të detyruar të bëjnë marrëveshje për ta mbajtur sekret, që do të thotë se mund të flasin rreth tij lirshëm, të shkrepin selfie dhe të marrin anëtarë të familjes apo të mediave me vete gjatë vozitjes.

Klientët e ri në zonën Phoenix do të përfshihen gradualisht kur Waymo të shtojë më shumë automjete në flotën e saj për ta siguruar balancin ofertë-kërkesë.