Votimi

Në Deçan kështu urohet për Ushtrinë e Kosovës (FOTO)

Votimi i tri projektligjeve që e shndërrojnë FSK-në në Ushtri të Kosovës i ka gëzuar të gjithë.

Ky proces ka një kohë të gjatë që është filluar, por vetëm tash e ka marrë epilogun përfundimtar.

E për një sukses të tillë, deçanasit meritat po ia atribuojnë kryeministrit Ramush Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Në Deçan sot është ngjitur një billbord i madh me mbishkrimin “Për të gjithë shqiptarët kudo që janë… Urime Ushtria e Kosovës. Lavdi të rënëve për atdhe dhe ushtrive paraardhëse çlirimtare”.

Ndërkaq në fotografi është kryeministri Haradinaj duke kaluar në revistën ushtarake pranë pjesëtarëve të FSK-së. /Ballkani.info/