Pas vendimit të Kryeministrit Ramush Haradinaj për vendosjen e takses doganore 100% për produktet Serbe, sot në formë bojkoti rinia e Deçanit ka djegur disa produkte me origjinë nga Serbia.
“Nga Qyteti i Deçanit ju bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që t’i bojkotojnë të gjitha produktet me origjinë Serbe. Të gjithë në përkrahje të vendimit të Qeverisë Haradinaj!”, thuhet në reagim, transmeton Ballkani.info.
Edhe në Kaçanik sot janë djegur produktet serbe. Për këtë ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. /Ballkani.info/


https://www.youtube.com/watch?v=wY6yaoeHFgY&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3A4I1yu1gT48JcO4UCibd3_q5tti7aPIGEOgr5IKz32WMw_8s-MRGHlgI







