Në debatin e Jeta Xharrës publiku i këndon këngë Ramush Haradinajt (VIDEO)

Sonte në ciklin e DebatPernime, i ftuar është kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj.

Me vete Haradinaj ka marrë edhe ekipin e tij me të cilët do të paraqes plan programin qeverisës.Në publikun e DebatPernime, publiku i thuri vargje këngeje kandidatit për kryeministër Ramush Haradinajt.

Sonte përkrah Haradinajt kanë ardhur edhe Besnik Tahiri, Selim Selimi, Besa Luzha, Pranvera Ejupi Hajzeraj, Shqipe Pantina, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shyqiri Bytyqi.

loading…