Në çfarë temperature ta pimë ujin? Ja efektet në organizëm

Çdokush është i informuar për dobinë që sjellë uji në organizmin tonë.

Por, shumica nuk e dinë se temperatura e ujit që ju pini është ajo që bën diferencën.

Nëse konsumoni ujë të ngrohtë herët në mëngjes, pa ngrënë akoma asnjë vakt, është më dobi-prurëse se të pini ujë të ftohtë.

Edhe pse uji i ftohtë do t’iu shijojë më shumë, trupi juaj do të duhet të shpenzojë energji shtesë për të sjellë temperaturën e ujit të ftohtë në temperaturë normale.

Pirja e ujit të ngrohtë (një filxhan) në mëngjes është më e dobishme për shëndetin tonë dhe kjo inkurajon hidratimin e duhur dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës.

Ndiqeni listën e plotë të përfitimeve të ujit të ngrohtë në trup:

Redukton dhimbjet në trup: Nxehtësia do të përmirësojë qarkullimin e gjakut në kapilarë duke relaksuar nervat dhe muskujt në trup e në të njëjtën kohë duke minimizuar stresin dhe tensionin.

Ngadalëson plakjen: Një nga arsyet pse plakemi është për shkak të dëmtimit të qelizave nga toksina që hyjnë në trupin tonë nga mjedisi dhe ushqimi që na rrethon. Uji i ngrohtë do të eleminojë toksinat nga organet tona duke spastruar mbeturinat nga trupi. Hidratimi shtesë që ofron ujë të ngrohtë, do të rinovojë lëkurën duke e bërë atë më elastike dhe të shëndetshme.

Rregullon peshën: uji i ftohtë ngadalëson rrahjet e zemrës dhe ul temperaturën e trupit, ndërkohë që uji i ngrohtë përshpejton metabolizmin duke stimuluar humbjen e peshës.

Nëse konsumoni ujë të ngrohtë në mëngjes, veshkat do të funksionojnë më mirë duke ndihmuar trupin të rregullojë nivelet e sheqerit në gjak.

loading…