Në Ditën Botërore të Mjedisit, Komuna e Prishtinës ka filluar me pastrimin e deponisë inerte, në fshatin Lebane, në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova”.
Sipas Komunës, kjo është deponia më e madhe dhe pastrimi do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme, njofton Klan Kosova.
“Gjatë javës ‘Prishtina Green Ëeek’ janë pastruar gjithsej 33 deponi inerte të cilat pastrohen në vazhdimësi, sepse ato përveç që janë pamje e shëmtuar edhe rrezikojnë seriozisht shëndetin publik”.
“Prandaj sot, në Ditën Botërore të Mjedisit bëjmë thirrje për kujdes më të madh ndaj natyrës, ambientit ku jetojmë duke respektuar planetin Tokë dhe duke u bërë shembull për brezat e rinj”
“Falenderojmë të gjitha ekipet që me punën e tyre po ndihmojnë që të kemi një Prishtinë të pastër”.







