Në çantat me 400 mijë euro të konfiskuar nga Policia, pos eurove, ka edhe dollarë e frangës

Në ditën e sotme janë arrestuar 12 persona nga ata 10 zyrtarë të institucioneve si dhe janë sekuestruar 400 mijë euro para pas operacionit të gjerë të Policisë së Kosovës, shkruan Ballkani.info

Sipas drejtorit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Nazim Sahiti, 400 mijë euro para janë gjetur në dy çanta që fshiheshin njëra në tualet të një shtëpie të të dyshuarit dhe tjetra në oborr të një shtëpie.

Në fotografitë e siguruara nga mediet, shihen paratë që janë shuma të larta dhe në mesin e tyre kishte edhe dollar dhe franga, valuta këto amerikane dhe zvicerane./Ballkani.info./