Në burg apo jo? Angela Martini tregon të vërtetën për burrin e saj

Modelja e njohur dhe mjaft tërheqëse, Angela Martini ka qenë mbrëmjen e kaluar një nga të ftuarat speciale në ‘Klanifornia Show’ me Marina Vjollcën. Prej kohësh në media ka qarkulluar lajmi se bashkëshorti i saj është shpallur në kërkim, megjithatë ajo ka vendosur ta sqarojë gjithçka përballë pyetjes së Marinës.

“Dua të sqarojmë edhe njëherë e mirë lajmin që është komentuar nëpër të gjitha mediat shqiptare dhe jo vetëm. Është arrestuar apo jo bashkëshorti yt? Ndodhet apo jo në burg?”, e ka pyetur Vjollca. Pas këtij momenti nuk ka munguar as përgjigja e menjëhershme e Angelës e cila është shprehur: “Jo Derisa jam unë gjallë, jo”.

Pra bashkëshorti i Martini është i lirë, madje modelja tregoi se një natë më parë, Dragos Savulescu i ka bërë asaj një skenë xhelozie se pse nuk kishte fjetur natën vonë dhe se me kë fliste në telefon.

Ndonëse spekulimet rreth raportit të tyre kanë qenë të ndryshme, duket se dyshja vazhdon të shijojë dashurinë e tyre.

View this post on Instagram

🤫 @angela_martini

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on