Në bisedimet Kosovë-Serbi po merr pjesë edhe Ivanka Trump

Në Uashington po vazhdon rundi i dytë i bisedimeve Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas pauzës, në pjesën e dytë të bisedimeve, sipas mediave serbe, është bashkuar edhe e bija e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump.

Ivanka Trump shpesh merr pjesë në takime të rëndësishme diplomatike.