Në Biblotekën Kombëtare promovohet libri “Mall e lot nga Stambolli”

Libri “Mall e lot nga Stambolli” i autorëve Nazife Prebreza Thaqi dhe Hamdi Thaqi u promovua sot në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.

Në të përshkruhen historia e shpërnguljeve dhe jetës së shqiptarëve në Turqi.

Ky libër sipas autorëve u është kushtuar të gjithë shqiptarëve që në periudha të ndryshme historike janë shpërngulur në Turqi.

Dy autorët e librit që janë bashkëshortë mes vete është një monografi që pasqyron jetën e familjes së Jakup Prebrezës që u shpërngul në Turqi në valën e tmerrshme të shpërnguljeve të shqiptarëve pas aksionit për mbledhjen e armëve në dimrin e viteve 1955/56.

loading…