Në Berlin protestohet kundër ‘bosnjëzimit’ të Kosovës

Aktivistë nga Lëvizja Vetëvendosje janë parë duke protestuar në Berlin ku po zhvillohet Samiti i organizuar nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti francez, Emmanuel Macron.

Në këtë Samit janë të ftuar edhe Presidenti Hashim Thaçi si dhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Protestuesit në duar po mbajnë parulla me mbishkrime si “Stop bosnjëzimit të Kosovës”, “Rreziku nga Zajednica” dhe “Stop eksperimenteve me Republikën e Kosovës”.