Në Baballoq u shënua 21 vjetori i fillimit të luftës frontale në Dukagjin

Sot në fshatin Baballoq të Deçanit u shënua 21 vjetori I fillimit të luftës frontale në Rrafshin e Dukagjinit.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm jo vetëm për Baballoqin, por për tërë Zonën Operative të Dukagjinit, morën pjesë shumë qytetarë nga e gjithë Kosova.

Pjesëmarrës ishin edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, kryetari I Komunës së Deçanit, përfaqësues të OVL-UÇK-së, etj.

Në emër të shtabit të Baballoqit, Florim Mataj, ka thënë se sot po ashtu janë bërë edhe homazhe te varrezat e rregulluara të dëshmorëve të Kombit.

“Krenar me veprën dhe jetën e dëshmorëve të Kombit, të Baballoqit dhe të gjithë Kosovës. LAVDI!”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/