“Në Audi A6 dhe me tri qese kokainë” – detaje të reja për arrestimin e djalit të Ethem Çekut

Ard Çeku, djali i dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Ethem Çekut është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës pasi që është kapur në veturën e tij me tri qese narkotik që dyshohet të jetë kokainë.

Gazeta Online Insajderi nga burimet e saj ka marrë vesh se mbrëmë rreth orës 23 e 40 minuta djali i dekanit është arrestuar së bashku me një person tjetër .

Rasti ka ndodhur në Rrugën “Hasan Lajqi” në Pejë, ku patrulla e Policisë së Kosovës rastësisht ka ndalur veturën, Audi A6 ku në një pako të cigareve janë gjetur tri qese që dyshohet të jenë kokainë.

Lidhur me këtë rast është duke u marrë njësiti i Anti-Drogës në Policinë e Kosovës.

Në stacionin e Policisë janë dërguar edhe djali i dekanit si dhe miku i tij, ndërsa në stacion është vërtetuar se lënda narkotike ka peshuar 1 gram e gjysmë.

loading…