Në aktivitetin e sotshëm të Partisë Socialdemokrate (PSD) janë arrestuar disa aktivistë si dhe janë lënduar me sprej lotësjell edhe disa të tjerë.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se të arrestuar janë: Frashër Krasniqi, Qëndrim Sahiti, Zgjim Hyseni, Agron Kabashi, Nol Nushi
Ndërsa siç tha Kuçi të lënduar me sprej janë disa aktivistë ndër ta edhe Teutë Rrusta, Arbërie Krasniqi, Ndryshe, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në aktivitetin që ishin duke mbajtur anëtarët e Partisë Socialdemokrate në sheshin Skënderbeu, ku kishin filluar të hedhin ngjyrë në drejtim të objektit të Qeverisë.
Policët kanë përdorur edhe sprej lotësjellës ndaj aktivistëve të PSD të cilët në ndërtesën e qeverisë kanë shkruar “Gjakderdhje financiare” dhe të njëjtën e kanë goditur me ngjyrë të kuqe.
Në këtë përleshje ishte edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.







