Në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova” vdiq një 20-vjeçar

Prokurori Petrit Kryeziu, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes në autostradën “Ibrahim Rugova”, tha për Gazetën Express se në vetaksidentin e ndodhur ka vdekur një person i moshës 20-vjeçe. Ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupre dhe është dërguar për trajtim mjekesor. 

Prokurori Kryeziu tha se nuk dihet akoma nëse viktima ka qenë në cilesin e shoferit apo pasagjerit, megjithatë dyshimet e para sipas tij janë se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin.