Në AKR nuk dinë asgjë për lajmin e dorëheqjes së ministrit Bejtush Gashi

Sot, gjatë ditës Ballkani.info raportoi për dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme nga AKR, Bejtush Gashi.

Ballkani.info, ka kontaktuar me sekretarin e AKR-së, Vesel Makollin i cili tha që nuk di asgjë lidhur me këtë çështje:

“Nuk di asgjë lidhur me këtë çështje, sapo e pash edhe unë, nuk mund të them asgjë”, tha Makolli.

Qeveria Haradinaj është përballur me disa pretendime për dorëheqje minitrash. Së fundi diçka e tillë po thuhet edhe për ministrin e punëve të brendshme, Bejtush Gashi. /Ballkani.info/