Në 95 % të ushqimeve për foshnja në ShBA janë gjetur grimca helmuese

Sipas një raporti të fundit, është gjetur një numër i lartë i metaleve të rënda në përmbajtjen e ushqimeve për foshnja, shkruan Dailymail.

Hulumtuesit kanë testuar 168 ushqime të foshnjave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe kanë gjetur se 95% e tyre ishin të kontaminuara me metale të rënda dhe toksike. Specifikisht, prej tyre 94% përmbanin plumb, 75% kadmium, 73% kishin arsenik dhe 32% prej tyre përmbanin merkur.

Në mesin e ushqimeve, të cilat ishin shumë të rrezikshme për foshnjat ishte orizi për foshnja, karotat, patatet e ëmbla dhe lëngjet e frutave.

“Fatkeqësisht këto metale mund të interferojnë me zhvillimin e trurit të fëmijët dhe të ndikojnë në IQ-në e tyre”, tha autori i këtij hulumtimi.

Këto ushqime të fëmijëve, janë të kontaminuara me formën më toksike të metaleve, siç është arseniku inorganik, që njihet për efektet e tij të dëmshme për organizmin.

Sipas studimeve të mëparshme, fëmijët që i ekspozohen këtyre metaleve qoftë përmes ushqimeve apo formave të tjera, kanë treguar performancë dhe zhvillim mental më të dobët.

Në vend të këtyre ushqimeve artificiale, hulumtuesit sugjerojnë përdorimin e bananeve dhe frutave të tjerë të butë dhe organikë.

Këta hulumtues gjithashtu i kanë bërë thirrje Administratës së Barnave dhe Ushqimeve, që të veprojnë sa më shpejt në reduktimin e këtyre metaleve në ushqimet e foshnjave.

loading…