Në 70 vite martesë, ky çift janë veshur “njëjtë” çdo ditë

Një burrë dhe një grua, të cilët kanë qenë të martuar për 68 vite, kanë zbuluar se çelësi i sekretit të një marrëdhënie kaq të gjatë është sigurimi i sinkronizimit ndërmjet partnerëve.

Pastori Francis Klontz takoi gruan e tij, drejtuese kori, Rosemary-n kur ishin në shkollë të mesme.

Ata u martuan më vonë, sapo mbushën 19 vjeç. Dhe, që nga atëherë, çifti i vendosur në Kaliforni, kanë tentuar të përshtatin veshjet çdo ditë, duke bërë të njëjtin gjest edhe me katër fëmijët e tyre.

Çifti lejoi televizionet lokale të incizonin në shtëpinë e tyre përpara përvjetorit të 68-të.

Ata treguan dollapin e tyre të organizuar me përpikëri, i cili ishte i koduar në mënyrë mbresëlënëse me ngjyra.

Çifti religjioz thotë se shkuarja në kishë dhe gjetja e paqes shpirtërore janë çelësi drejt jetëgjatësisë.

loading…