Në 5 ditët e fundit asnjë i vdekur nga Covid 19

Gjendja me pandeminë Covid 19 në Kosovë është qetësuar.

Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 5 ditët e fundit nuk ka pasur asnjë të vdekur nga Covid 19.

Ndërsa janë shënuar 51 raste të reja në 5 ditët e fundit. Përveç që rastet kanë shënuar rënie, numri i vaksinimit është rritur.