Në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, Haradinaj bën homazhe në Gllogjan


Për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Homazhe ne këtë memorial kanë bërë edhe pjesëtarë të FSK-së.

Kujtojmë se me 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të Serbisë, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Paramilitarët serb, synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.