Në 24 orët e fundit, Policia ka liruar menjëherë burrat e denoncuar për dhunë ndaj grave

Vetëm në 24-orët e fundit, në Kosovë janë shënuar shtatë raste të dhunës në familje.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste në rajonin e  Prishtinës dhe nga një në Pejë, Suharekë e Vushtrri.

E, sipas policisë deri tek dhuna në familje erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve në mes të palëve.

Për sa i përket të arrestuarve për këtë vepër penale, pesë persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Madje, njëri nga burrat që i shkaktoi dhunë bashkëshortes dhe i shkaktoi lëndime për të cilat pranoi tretman mjekësore u lirua në procedurë të rregullt nga prokurori i rastit. Rasti ndodhi në Vushtrri.

Në procedurë të rregullt u lirua edhe një mashkull në Lipjan, që e dhunoi fizikisht dhe psiqikisht gruan e tij.

E sikur këto dy raste, në të shumtën e rasteve kur gratë i lajmërojnë burrat e tyre për dhunë në familje, ata lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rastet e raportuara për dhunë në familje në 24-orët e fundit:

   Fushë Kosovë (NN) 23.08.2021–00:36. Viktima femër, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

      Fushë Kosovë 13.08.2021 –NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte dërguar mesazhe  me përmbajtje kërcënuese viktimës femër kosovare ish bashkëshortes së tij. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.

·         Lipjan 23.08.2021–19:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar bashkëshorti i saj është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar ,rasti shkon në procedurë të rregullt.

·         Prishtinë (NN) 23.08.2021–21:00. Në bazë të urdhëresës është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vepre e cekur më lartë. Në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Suharekë 22.08.2021 –19:30. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, përmes telefoni i dyshuari e kishte kanosur. Në lidhje me rastin i dyshuari është arrestuar  pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje .

Pejë, 23.08.2021 –18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar viktimë femër kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore . Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje .

Vushtrri 22.08.2021 –21:00.  Viktima femër  kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje  bashkëshorti i saj e kishte përdorur dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar, viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.