Më shumë persona janë shëruar nga Covid-19 se që janë infektuar në 24 orët e fundit.
IKSHP ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 884 pacientë, kurse janë infektuar 561.
Ndërsa numri i personave që kanë vdekur vazhdon të jetë i lartë, pasi në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (72, 67, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (64, 51 vjeç), Prishtinë 1 rast (66 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç), Pejë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (47 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Obiliq 1 rast (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 44.442 raste nga 156.982 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.148 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 31.041 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.253.







