Në 22 vjetorin e rënies, përkujtohet dëshmori i kombit Mejdi Korrani

Sot është shënuar 22 vjetori i rënies së dëshmorit të kombit, Mejdi Korrani.

Me këtë rast, kryetari i Vitisë Sokol Haliti së bashku me kryesinë e Kuvendit Komunal dhe përfaqësuesit e institucioneve komunale të kësaj komune, kanë bërë homazhe në varrin e këtij dëshmori në kompleksin e varrezave të dëshmorëve ne Viti, duke vendosur kurora me lule dhe duke e nderuar me një minutë heshtje.

Gjithashtu homazheve ju janë bashkangjitur edhe shumë qytetarë, bashkëluftëtarë të tij dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme në mesin e tyre edhe Këshilli i Pozheranit në krye me Ilir Zuken.

Homazhe janë bërë edhe në shtatoren e këtij dëshmori në vendin e lindjes së tij në Pozheran.