Në 12 komuna ende nuk është publikuar rezultati përfundimtar i votave

Kanë kaluar dy ditë prej kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Edhe pse kanë kaluar dy ditë kur ka përfunduar mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, ende nuk ka përfunduar procesimi i votave.

Sipas ueb faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë procesuar 98.47 për qind të votave apo 2 mijë e 508 nga 2 mijë e 547 vendvotime, shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre rezultateve janë 12 komuna nëpër të cilat nuk ka përfunduar akoma procesimi.

Më poshtë, lajmi.net ju sjell komunat në të cilat nuk ka përfunduar rezultati i votave:

Deçan 91.44 për qind apo 51 nga 54 vendvotime

Gjakovë 99.30 për qind apo 141 nga 142 vendvotime

Kamenicë 98.21 për qind apo 55 nga 56 vendvotime

Mitrovica e jugut 99.04 për qind apo 103 nga 104 vendvotime

Rahovec 96.25 për qind apo 77 nga 80 vendvotime

Podujevë 94.59 për qind apo 105 nga 11 vendvotime

Prishtinë 98.79 për qind apo 244 nga 247 vendvotime

Prizren 95.05 për qind apo 211 nga 222 vendvotime

Skenderaj 93.51 për qind apo 72 nga 77 vendvotime

Suharekë 97.75 për qind apo 87 nga 89 vendvotime.

Ferizaj 98.64 për qind apo 145 nga 147 vendvotime

Vushtrri 98.96 për qind apo 95 nga 96 vendvotime.

loading…