Në “1 Tetori” s’ka vaksina Pfizer, vetëm AstraZeneca

Në qëndren e vaksinimit në Prishtinë që është vendosur në Sallën “1 Tetori”, në orët e pasditës nuk ka pasur vaksina të prodhuesit “Pfizer/Biontech”, por vetëm “AstraZeneca”.

Këtë e kanë konfirmuar burime të sigurta të Ballkani.info nga kjo qënder e vaksinimit.

Të kujtojmë se Kosova ka marrë deri më tash mbi 200 mijë dora të Pfizerit nga marrëveshja e nënshkruar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pritet të vijnë në vazhdimësi doza tjera të Pfizerit dhe se deri në fundvit do të vaksinohen 60 për qind e kosovarëve.

Së fundi në Kosovë kanë arritur edhe mbi 160 mijë doza falas nga Norvegjia të prodhuesit AstraZeneca. /Ballkani.info/