Policia

Ndryshon tërësisht moti, reshje bore e shi i dendur, policia me apel për shoferët

Ka ndryshuar tërësisht moti në vendin tonë. Janë bërë disa orë prej kur ka nisur shi i rrëmbyeshëm dhe në shumë zona edhe reshje të borës. Këto kushte atmosferike shumë herë paraqesin edhe rrezik për pjesëmarrësit e trafikut, andaj Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar shoferët e automjeteve.

Në një postim në Facebook, Policia e Kosovës njofton se ka rrugë të mbuluara me borë, prandaj thotë që shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e duhur gjatë lëvizjes etj.

Apeli i plotë i policisë:

KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NË RRUGË TË MBULUAR ME UJË DHE BORË!

Prishtinë, 24 mars 2024

Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë dhe borë.