Ndryshon rangimi i disa komunave, kështu renditen qytetet e mëdha

Në bazë të numrit të të infektuarve gjatë javës për 100.000 banorë, Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar rangimin e komunave përkatëse në Kosovë sipas zonave.

Bazuar në të dhënat e IKSHPK-së, në “Zonën e kuqe” (mbi 150 raste të COVID-19 brenda 7 ditësh), këtë javë janë 8 komuna: Prishtina, Fushë- Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Podujeva, Zveçani dhe Zubin Potoku.

Në “Zonën e verdhë” (prej 76-150 raste të regjistruara të COVIDIT-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh) janë 11 komuna: Kamenica, Gjakova, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca, Leposaviqi, Lipjani, Graçanica dhe Novobërda.

Ndërsa në “Zonën e gjelbër” (deri në 75 raste të regjistruara të COVIDIT-19 brenda 7 ditësh në 100. 000 banorë) janë 19 komuna: Drenasi, Klina, Hani i Elezit, Shtimja, Suhareka, Skënderaji, Malisheva, Parteshi, Rahoveci, Prizreni, Deçani, Kaçaniku, Juniku, Dragashi, Mamusha, Kllokoti, Vitia, Istogu dhe Ranillugu.

Pavarësisht masave të përgjithshme, kategorizimi i komunave do të vazhdojë.