Ndryshon orari i trafikut urban në Prishtinë pas masave kufizuese

Qeveria e Kosovës mori vendim që në komunën e Prishtinës qytetarët të mos dalin në qytet pas orës 21:00 si masë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në bazë të këtij vendimi Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar se linja e fundit do të jetë ajo e orës 20:30.

Po ashtu në njoftim kërkohet respektimi i masave, vendosja e maskës dhe mbajtja e distancës.

“Njoftim për reduktim të orarit të qarkullimit në mbrëmje, nisja e fundit në ora 20:30 Bazuar në masat e fundit të Qeverisë për parandalim të përhapjes së pandemisë, i njoftojmë qytetarët se autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë, do të qarkullojnë deri në ora 20:30. Pra, nisja e fundit në linjat urbane është në ora 20:30. Kërkohet respektimi i masave në fuqi që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve max. 20 dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit”, thuhet në njoftim.