Ndryshohen masat për hyrje në Mal të Zi

Mali i Zi ka ndryshuar rregullat e udhëtimit për të gjithë udhëtarët e huaj. Ministrja malazez e Shëndetësisë, Jelena Boroviniç Bojoviç, ka bërë me dije se së shpejti do të futen në fuqi rregullat e reja të lëvizjes.

Risia është se në të ardhmen, statusi i vaksinimit të pjesshëm (një dozë) nuk do të njihet dhe se ne do të jemi në gjendje të hyjmë në qendrat tregtare vetëm nëse plotësojmë një nga kushtet e përcaktuara nga certifikata Kombëtare dixhitale COVID.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije për të gjithë qytetarët rregullat që duan të kenë parasysh nëse do të udhëtojnë drejt Malit të Zi.
Sipas njoftimit të ministrisë duke filluar nga data 1️4 shtator 2021, të gjithë qytetarët e huaj që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi

“Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë;

 Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë; Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;

 Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.

 Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk i nënshtrohen këtyre rregullave”, thuhet në njoftimin e ministrisë