Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë sonte ftesë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që të koordinohen rreth prezantimit të Kosovës në politikën e jashtme dhe në dialog me Serbinë.

E kjo shihet edhe një ndryshim i madh Kurtit karshi deklaratave të tij si para zgjedhjeve, si gjatë fushatës zgjedhore, por edhe më herët, shkruan Ballkani.info.

Ai sonte në Rubikon nuk ka folur më për largimin e parakohëshëm të Thaçit nga zyra e presidentit, ashtu siç kishte thënë e premtuar në vazhdimësi.

“Të jetë një takim kur ne i shtrojmë këto gjëra, sepse nuk mund të lejojmë që shteti i Kosovës që sulmohet aq shumë, të ketë zëra të ndryshëm. Meqenëse nuk u takuam deri tash i bëj ftesë presidentit që të takohemi për t’u dakorduar për të gjitha proceset ndërkombëtare. Fundja edhe një letër e Trumpit drejtuar presidentit Thaçi kërkon zë të unifikuar”, ka apeluar Kurti. /Ballkani.info/