Ndryshimi i madh që estrada kanë pësuar në pamje ndër vite

Gjyste Vulaj sjell fotografi të vjetra të disa prej këngëtarëve më të njohur të estradës.

Fytyrat publike i kushtojnë kujdes të madh paraqitjeve publike, andaj shpenzojnë shumë në veshmbathje si dhe grim e parukeri.

Natyrisht se nëse krahasohen fotografitë e tyre të realizuara vite më parë me ato të fundit, vërehet ndryshim i madh tek këngëtarët.

Gjyste Vulaj ka publikuar një sërë fotografish në Instagram, në të cilat shfaqet pranë disa prej emrave më të njohur dhe tregon sa kanë ndryshuar prej atëherë.

Gili, Genta Ismajli, Blero Muharremi, Meda, Loreta Kaçka, Edona Llalloshi, Ledri Vula, Skivi; janë disa prej artistëve që gjenden në këto imazhe dhe duken shumë ndryshe.