Vetëm se nuk po pëlqehet shumë, grilli masiv sikur i 7 Series, derisa elementet tjera janë mjaft të pëlqyeshme
Gjenerata e tanishme e BMW 5 Series është në treg që nga viti 2017, ndërsa për versionin që lanoshet më 2020, i duhen ndryshime të domosdoshme.
Reporterët që merren me vetura të reja, kanë arritur ta fotografojnë këtë model, derisa ishte duke u testuar në rrugë dhe megjithëse e kishte të mbuluar pjesën e përparme, mund të vërehet për ndryshimet në stil.
Ueb-faqja Kolesa ka bërë disa ilustrime, duke u bazuar në imazhet e spiunuara dhe e ka sjellë versionin e 5 Series, me ndryshimet që mund t’i pësojë në të ardhmen.













