Ndryshimet e temperaturave, Zvicrën e mbulon bora (FOTO)

Vende të ndryshme të botës kanë përjetuar ndryshime të shumta klimatike gjatë ditëve të fundit.

Njejtë ka ndodhur edhe në Kosovë, ku gjatë vikendit ka pasur të reshura të shiut që priten të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Me ndryshime drastike të klimës, janë përballur edhe qytetarët në një pjesë të Zvicrës.

Sipas pamjeve të dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet se një pjesë të këtij shteti tashmë veçse e ka mbuluar bora.

Në anën tjetër, në vendin tonë nuk është paralajmëruar ndonjë ndryshim i tillë, përveçse reshjeve të shiut. /Ballkani.info