Ndryshim drastik, ish-rokeri bëhet emisar i kryepopit serb në Kosovë

Dikur aktor e kitarist në rock bend, e sot lider fetar.

Ky është rrugëtimi i njeriut që tani është emisar në Kosovë i patrikut serb Porfirije.

Në pozitën që është e para e këtillë, karshi asaj që e mban Peshkopi Teodosije, vikari Ilarion u emërua në ditën e fundit të seancës së majit të këshillit të Kishës Ortodokse Serbe.

Ai u bë murg në vitin 1996 në manastirin e Deçanit, ku u mor me pikturimin e ikonave. E në vitin 2013, u emërua igumen i Manastirit të Draganacit afër Gjilanit.

Ilarion, i lindur si Rastko Lupuloviq, më 15 prill 1974 në Beograd, kishte diplomuar për aktrim në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd.

Në karrierën e tij si aktor është shpërblyer me çmimin prestigjioz “Zoran Radmiloviq” dhënë nga Pozorja e Sterijës në Novi Sad.

E deri në vitin 1991, ishte kitarist i grupit punk rock KKN.

Përveç gjuhës amtare, ai flet edhe shqip, anglisht, italisht e frëngjisht.