Mot jostabil parashihet edhe në ditët e para të javës së ardhshme, kohëpaskohe me rrebeshe shiu dhe bubullima. Nga dita e mërkurë, sipas parashikimeve të fundit, pritet një periudhë më stabile, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave.
Datat:
4.07 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, me mundësi edhe për breshër.
5.07 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.
6.07 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Nga mesdita priten rrebeshe shiu me bubullima.
7.07 – Kryesisht me vransira. Ditën dhe në mbrëmje me rrebeshe shiu dhe bubullima.
8.07 – Kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit do të zbresin përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet nga 23C deri 28C.
Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-13m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.







