Ndriçohet me flamurin kuqezi ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Në nder të 28 nëntorit, ndërtesa e qeverisë së Kosovës ësht ndriçuar me ngjyrat e flamurit kombëtar.

Një foto nga ky moment e ka publikuar kryeministri Avdullah Hoti në Facebook.

“Për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet #KUQEZI ”.

Ndërkohë në nder të ditës së Flamurit me ngjyrat kuq e zi sot është ndriçuar edhe ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa.

Shqipëria shpalli pavarësinë më 28 nëntor të vitit 1912.