Ndriçohen shumë qytete të Kosovës, me mijëra euro të ndara, por ka edhe të tillë që nuk dekorohen fare!

Teksa jemi në gjysmën e muajit dhjetor, të gjithë veçse kemi filluar të ndjejmë se festat e fundvitit veçse kanë afruar.

Edhe pse për dikë ky vit ndoshta nuk ishte më i miri i mundshëm, sigurisht se cili pati diçka për të gëzuar.

Për të shënuar këtë fundvit siç është më së miri, padyshim se duhet edhe pak dekorime në pjesë të shumta të qyteteve të Kosovës.

Tradita e dekorimit që nisi vonë në Kosovë, tashmë është shndërruar në diçka shumë atraktive, më së shumti për të rinjtë dhe fëmijët.

Mijëra euro jepen nga thuajse secila komunë për të dekoruar qendrën e qyteteve.

Por pavarësisht faktit se jepen para të shumta jo të gjitha komunat u dekoruan, disa prej tyre madje ka që nuk dekorohen asnjëherë. E tillë mbetet komuna e Dragashit, raporton Indeksonline.

Por këtë vit pati edhe disa qytete tjera që nuk i ndezën dritat e fundvitit.

Fshati Pjetërshan në Gjakovë është një nga vendet që dekorohet më së miri çdofundvit dhe kjo bëhet nga vetë banorët.

Pjetërshan

Ndërsa ka edhe prej qyteteve që ‘dështuan’ në mënyrën e të dekoruarit dhe ndër to është Gjilani.

Gjilan

Prishtina këtë vit duket t’i ketë dhënë vetëm një ngjyrë qytetit, që e bën shumë më të kapshme për syrin e njeriut si dhe duket mjaftë bukur bashkë me shtëpizat ku qytetarët po arrijnë të shërbehen me pije.

Prishtina

Mijëra euro të ndara nga buxheti i komunës në shumë qytete të Kosovës, po i japin sado pak aromë festash këtij fundvitit 2019./Indeksonline/

Ferizaj
Ferizaj
Prishtina
Prishtina
Deçan
Deçan
Kamenica