Ndotja e ajrit na kushton me tre vjet jetë

Pluhuri, ozoni dhe të tjera lëndë dëmtuese për ajrin i kushtojnë njerëzimit në mbarë botën më shumë vite jetë se sa sëmundjet e rrezikshme infektive si malarja apo SIDA, duhani apo luftrat, thonë studiuesit nga Mainci.

Si pasojë e ndotjes së ajrit në mbarë botën ndodhin 8,8 milionë vdekje të parakohshme, shkruajnë kardiologu Thomas Münzel nga Universiteti Teknik i Maincit dhe kimisti Jos Lelieveld nga Instituti Max-Planck për Kimi po në Mainc. Mesatarisht jetëgjatësia si pasojë e ndotjes së ajrit për çdo banor të Tokës shkurtohet me tre vjet.

Studiuesit përdorin një metodë të re modelimi, të ashtuquajturin Global Exposure Mortality Model (GEMM) , për të arritur në rezultatet e tyre, që janë publikuar në revistën shekncore Cardiovascular Research të martën (03.03.2020).