Ndotja e ajrit mbërrin vlera alarmante (Foto)
Prishtina po përballet përsëri edhe këtë vit me ndotjen e ajrit.
Vitin e kaluar, kryeqyteti ishte përballur me të njejtat probleme e që edhe këtë vit nuk kanë gjetur zgjidhje, shkruan Ballkani.info.
Disa ditë më parë, ndotja e ajrit ka qenë e dëmshme deri në një masë, por jo e papërballueshme.
Edhe sot qëndron i njejti problem ku ndotja e ajrit ka shkuar deri në 259 PM, dhe vlerësohet si shumë i dëmshëm.