Ndotet shtatorja e Clintonit në Prishtinë, askush s’shkon për ta pastruar

Statuja e njërit prej figurave kryesore që çuan në çlirimin e Kosovës nga Serbia, ajo e ish Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, e cila është vendosur në Prishtinë ka përfunduar në gjendje të mjerueshme si shkak i mirëmbajtjes jo të duhur.

Siç shihet në fotografi, shtatorja e ish presidentit amerikan duket e ndotur.

Fotografitë e shtatores së Clintonit, janë shpërndarë nga “Vrojtuesit e Lagjes”, përmes një postimi në Facebook.

“Të lutem na fal Bill Klinton, se ne nuk jemi në gjendje ta mirëmbajmë një statujë tënde, ndërsa ti ishe në gjendje që me tërë potencialin diplomatik dhe ushtarak të na ndihmosh në ditët më të vështira”, thuhet në postimin e tyre.