Patatja

Ndoshta ju nuk e bleni, por kjo patate kushton 500 euro për një kg

Patatja më e shtrenjtë në botë, e rritur në Île de Noirmoutier, një ishull në Gjirin e Biscay të Spanjës është Le Bonnotte.

Këto patate të rralla rriten në tokë ranore që thith aromën e oqeanit. Hapësira e tokës në të cilën rriten patatet është e kufizuar në më pak se 50 metra katrorë.

Bonnot-et e brishta dhe delikate mblidhen ekskluzivisht me dorë, një nga një, vetëm gjatë një jave në vit, gjë që shpjegon çmimin e lartë prej 500 euro për kilogram.

Këto patate nuk duhet të qërohen, pasi lëkura thith të gjitha aromat dhe shijet e tokës dhe ujin e detit aty pranë.

Mund të përdoren për përgatitjen e pureve, sallatave, supave dhe kremrave.