Ndonëse nuk fitoi asnjë çmim në “BBMA 2021”, Dua Lipa shënon suksesin e radhës me “Levitating”

“Levitating” nga Dua Lipa po qëndron në ‘top listën’ e Sportify.

Dua Lipa fitoi famë të madhe këtë vit me albumin e njohur tashmë “Future Nostalgia”.

Ndër këngët më të njohura të albumit është “Levitating” e cila vjen si bashkëpunim me reperin e njohur amerikan Da Baby.

Këtë e vulos edhe vetë profili zyrtar i Spotify në Instagram, të cilët kanë publikuar një postim me statistika të këngëve më të dëgjuara dhe Dua ishte në top pesëshen e listës me “Levitating”.

Spotify në profilin e Instagramit bëri të ditur se “Levitating” qëndron në vendin e pestë për “Top Gobal Songs”.