Kosova ka hyrë në një krizë të re të energjisë elektrike. Mungesa e rrymës po shkakton probleme serioze për qytetarët.

KEDS-i nuk ka ofruar detaje konkrete për këto reduktime të vazhdueshme. Madje, Komuna e Suharekës ka protestuar për shkak të mungesës së rrymës për orë të tëra.

Si duket as mensia studentore nuk është kursyer nga reduktimet e shpeshta të rrymës. Rreth orës 18:00 teksa studentët po hanin darkën e zakonshme ka pasur ndalje të rrymës, raporton Ballkani.info.

Ballkani.info ka siguruar disa fotografi gjatë kohës sa mensen e kishte kapluar errësira teksa studentët po ushqeheshin. /Ballkani.info/

FOTO