Ndodhë edhe kjo: Llapjanët në mes të ditës enden në qytet me kallashnikovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, ku më pas të njëjtvë u është konfiskuar një armë e tipit AK-47 si dhe 24 fishekë.

Përmes njoftimit për media, policia njofton se rasit ka ndodhur dje rreth orës 13:00.

Dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri. Nga të dyshuarit është konfiskuar arma AK-47 me 24 fishek dhe gjashtë gëzhoja. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.