Prishtinë

Ndodh në Prishtinë: E parkoj veturën keq dhe më pas ia mbushin veturën me mbeturina

Mbi veturën e një qytetari në Prishtinë, dikush i ka lënë qeset e mbeturinës pasi që shoferi kishte parkuar veturën afër kontinierëve. Si shenjë “revolte” për këtë parkim, qytetari ka vendosur që mbeturinat t’i lë mbi pjesën e përparme të veturës.

Janë të shumta rastet kur në Prishtinë shoferët parkojnë në mënyrë jo të duhur. Kjo vie edhe si mungesë e vend-parkimeve në kryeqytet.

Herë në trotuar e herë në hapësira gjelbëruese, shpesh janë fotografuar shoferët duke parkuar.

Mirëpo së fundi ka ndodhur një parkim ndryshe një ngjarje më ndryshe.

Shoferi kishte vendosur që diku në Prishtinë të parkonte veturën e tij Renault, afër kontinierëve të mbeturinave, transmeton Metro. Ky parkim duke se e ka irrituar një qytetar, pasi që vetura kishte bllokuar rrugën dhe nuk ishte hapësira e liruar afër kontinierëve.

“I revoltuar” me këtë qytetari ka vendosur që të ia vendos mbeturinat kësaj veture mbi pjesën e përparme.

Në fotografi të publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, shihet se janë pesë qese me mbeturina dhe që nga shumë qytetarë ka marrë shumë pëlqime ky gjest i qytetarit.

Më poshtë keni fotografinë e bërë dje.